Bujar Osmani: Balancuesi nuk ishte privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:38

Bujar Osmani: Balancuesi nuk ishte privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, reagoi ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili përsëri e sulmoi parimin e shumicës së Badenterit, një nga elementët kyç të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Sipas Osmanit, qëndrime të tilla janë pjesë e një strategjie të përgatitur prej kohësh, që ka për qëllim anulimin e marrëveshjes që garanton multietnicitetin dhe stabilitetin e shtetit.

“Mendoj se kjo është një strategji që tashmë e kemi parë. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh. Vetëm se atëherë nuk mund ta realizonin – u duhej një partner shqiptar që do t’u jepte legjitimitet para popullit dhe ndërkombëtarëve. Tani e gjetën”, paralajmëroi Osmani. Ai theksoi qartë se goditja ndaj Balancuesit, sistemit që siguron përfaqësim të drejtë etnik në institucione, më së shumti do t’i godasë pikërisht qytetarët maqedonas në Çair.

“Maqedonasit në Çair kanë qenë më të mbrojturit pikërisht nga Balancuesi. Falë tij, komuna ka qenë e detyruar t’i punësojë edhe ata sipas numrit. Dhe ata më thonë: kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së tyre”. Sipas Osmanit, Balancuesi nuk është privilegj, por një sistem i drejtë që mundëson barazi për të gjithë – për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe komunitetet e tjera. Për këtë arsye, shfuqizimi i tij nuk është në interes të asnjë grupi etnik, por përfaqëson një “projekt kundër shtetit” që synon të minojë bashkëjetesën. “Kjo nuk është interes shqiptar apo maqedonas. Ky është interes kundër shtetit”, përfundoi Osmani. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Gusht, 2025 13:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?