Bujar Osmani: Ja çfarë kam bërë për Çairin në 12 vite pushtet qendror!

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 14:48

Bujar Osmani: Ja çfarë kam bërë për Çairin në 12 vite pushtet qendror!

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, rikujtoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike ka sjellë projekte që i dhanë jetë dhe dinjitet kësaj komune. Ai theksoi tre arritje që do ta shënjojnë përgjithmonë të ardhmen e Çairit:
• Gjinekologjia e re në Çair; Nga një skelet betoni i braktisur, me iniciativën e tij u shndërrua në një qendër moderne, vendi ku fillon jeta.
• Kopshti modern “Bambi”; Pavarësisht rezistencës së madhe, Osmani arriti të sigurojë ndërtimin e kopshtit më të madh në Çair, i cili sot është simbol i këmbënguljes dhe kujdesit për fëmijët.
• Universiteti “Nënë Tereza”; Me negociata të drejtpërdrejta me ushtrinë, Osmani siguroi 5.000 m² në zemër të Çairit për të ngritur shtëpinë akademike të gjeneratave të ardhshme.

“Trashëgimia ime nuk janë fjalët, por veprat: gjinekologjia, kopshti dhe universiteti. Kjo është rruga e Çairit – nga lindja, tek edukimi dhe deri te arsimi i lartë”, theksoi Osmani.

Ai përfundoi:
“Trashëgimia më e madhe është t’i japësh çdo fëmije një vend ku të lindë, një vend ku të rritet dhe një vend ku të mësojë. Me këto projekte, Çairi bëhet komunë e dinjitetit, zhvillimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë”.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 14:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë