BDI: SKANDAL – Bashkëshortja e shefit të kabinetit të Mexhiti mori 18.000 euro nga Agjencia e Filmit

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 13:47

BDI: SKANDAL – Bashkëshortja e shefit të kabinetit të Mexhiti mori 18.000 euro nga Agjencia e Filmit

“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe artistëve shqiptarë, një shembull i pastër i nepotizmit dhe keqpërdorimit të fondeve publike”, deklaroi sot Albana Mustafa nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

BDI alarmon për një skandal të paprecedent: Agjencia e Filmit i ndau 18.000 euro Jehona Ajdinit, bashkëshortes së Halil Lumjanit, shef i kabinetit të Izet Mexhitit. Bëhet fjalë për një regjisore të re pa asnjë vepër profesionale, me një të vetmin projekt; një film të shkurtër studentor.

“Ndërkohë që regjisorët seriozë shqiptarë me vite punë e përvojë ndërkombëtare injorohen, të afërmit e Mexhitit përfitojnë para. Kjo është një poshtërim për komunitetin kulturor shqiptar”, tha Mustafa.

Nga mbi 650 mijë euro të ndara këtë vit, autorët shqiptarë morën vetëm 128 mijë euro pa asnjë mbështetje për film të gjatë artistik. Katër projekte serioze të regjisorëve shqiptarë u refuzuan pa asnjë shpjegim. Në të njëjtën kohë, një regjisor maqedonas mori plot 309 mijë euro për vetëm një projekt.

Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se në Bordin Drejtues të Agjencisë janë emëruar persona me përkatësi të qartë partiake: Shkëlqim Islami, nip i sekretarit organizativ të Alternativës, dhe Mensur Aliti nga BESA.

“Agjencia e Filmit është shndërruar në filial partiak të VLEN-it dhe të afërmve të Izet Mexhitit. Ne pyesim publikisht: a është kjo vizioni i Mexhitit për kulturën shqiptare? Deri kur do të poshtërohen dhe eliminohen artistët tanë?”, theksoi Mustafa.

BDI kërkon transparencë të menjëhershme, publikimin e të gjitha vendimeve dhe arsyetimeve të komisioneve, si dhe dorëheqjen e të gjithë atyre që e shndërruan Agjencinë e Filmit në kasë partiake.

“Kultura nuk është pronë private. Ajo u takon të gjithë qytetarëve. Dhe ne nuk do të lejojmë më të keqpërdoret në këtë mënyrë”, përfundoi Albana Mustafa.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 13:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?