Bujar Osmani: Nuk ka pasur takim me Gruevskin, shpifjet e VLEN-it s’do t’i ndihmojnë në fushatë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:06

Bujar Osmani: Nuk ka pasur takim me Gruevskin, shpifjet e VLEN-it s’do t’i ndihmojnë në fushatë

Kandidati për Çairin Bujar Osmani ka reaguar ndaj akuzave të VLEN-it, duke i cilësuar si manipulime dhe gënjeshtra pretendimet për një takim të tij me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

„Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e VLEN-it vazhdojnë lidhur me një kinse takim me Gruevskin me qëllimin për të siguruar deputet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese,“ deklaroi Osmani.

Ai theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. „E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR,“ tha Osmani.

Sipas tij, fushata negative e kundërshtarëve nuk do t’u sjellë përfitime. „Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë. Ndërsa ata përveç fushatës negative nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës,“ theksoi Osmani.

Ai paralajmëroi se përgjigjja ndaj, siç i quajti, shpifjeve do të vijë më 19 tetor. Flaka

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?