Kallëzim penal për policin që sulmoi këshilltare dhe inspektorë të Qytetit të Shkupit në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:39

Kallëzim penal për policin që sulmoi këshilltare dhe inspektorë të Qytetit të Shkupit në Çair

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup kundër B.M., polic në Njësinë për punë kriminale Çair, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare” sipas nenit 382, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 05.07.2025, inspektorët e Qytetit të Shkupit kanë konstatuar se në komunën Shuto Orizarë kishte një lidhje ilegale në rrjetin e kanalizimit nga ana e policit B.M. Gjatë kontrollit, ai ka kërcënuar personat e pranishëm, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këshilltares së Qytetit të Shkupit, I.V., dhe i ka penguar inspektorët që të filmonin me telefonat e tyre për të dokumentuar gjendjen, duke bllokuar kështu mbikëqyrjen inspektuese.

Përveç kallëzimit penal, Departamenti i kontrollit të brendshëm do të propozojë nisjen e procedurës disiplinore ndaj policit, duke zbatuar masa të detyrueshme: heqjen e armës dhe municionit të shërbimit si dhe largimin nga puna deri në përfundim të procedurës disiplinore. Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Shtator, 2025 14:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?