ASh: Qeveria e VMRO-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 08:42

ASh: Qeveria e VMRO-së dhe VLEN-it ka humbur shpresat e integrimit dhe ardhmërinë e rinisë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj situatës së fundit me integrimin evropian, duke e cilësuar qeverinë aktuale si të kapitulluar dhe të paaftë për të mbrojtur interesat e qytetarëve, transmeton Flaka

Letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së VMRO-së dhe VLEN-it,” thuhet në reagimin e partisë.

Sipas Aleancës, qeveria ka zgjedhur “heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit”, duke humbur shpresat e integrimit dhe duke rrënuar ardhmërinë e rinisë.

VMRO mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim ndërkombëtar,” thekson më tej reagimi.

Aleanca për Shqiptarët kujton se shqiptarët kanë qenë gjithmonë motori i integrimit euroatlantik, ndërsa sot VLEN është shndërruar në “fasadë të VMRO-së dhe mbulesë për politikat antievropiane të saj”.

Në vend që të mbrojë shqiptarët, VLEN po e poshtëron zërin e tyre. Në vend që të jetë garant i ardhmërisë, është bërë garant i dështimit,” thekson komunikata.

Partia kërkon llogari nga qeveria pse vendi ndodhet në “pozitën më të turpshme diplomatike në rajon” dhe nga VLEN pse pranon të heshtë përballë kësaj gjendjeje.

Asnjë premtim dhe asnjë justifikim nuk e mbulon faktin: VMRO dhe VLEN e kanë shitur integrimin evropian për pushtet afatshkurtër,” thekson Aleanca për Shqiptarët.

Në fund, kjo parti rikujton se integrimi evropian është kauza e qytetarëve dhe sakrificave të tyre:
VMRO dhe VLEN kanë dështuar – dhe ky dështim do t’i ndjekë në çdo derë, në çdo fushatë dhe në çdo votë.”

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 08:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?