VLEN: BDI në panik, shpif nga frika e humbjes

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 18:53

VLEN: BDI në panik, shpif nga frika e humbjes

Partia e shpallur Non Grata nga faktori ndërkombëtar paska reaguar ndaj punësimeve të shqiptarëve në institucionet e shtetit. Ata përmes shpifjeve dëshirojnë të mbulojnë dështimet e tyre gjatë periudhës sa kanë qenë në qeveri për mbi dy dekada.

Opinioni i gjerë shumë mirë e din se ata për 20 vjet u kujdesën vetëm për rehatimin e familjarëve të tyre edhe atë nëpër vende të punës ku paga mujore është shumëfish më e lartë nga ajo mesatare në RMV.

Në vend se të japin llogari pse shqiptarët i shndërruan në administratorë pa punë dhe pse i lanë pa përfaqësim real, funksionarët e BDI-së zgjedhin të shpifin.

Ata që dalin në pres konferenca, i porosisim që të kthehen në zyrë dhe ta pyesin shefin e tyre Bujar Osmani, i cili është edhe shef shtabi, edhe kandidat për kryetar komune dhe njëherë dhe nënkryetar partie, pse po i gënjen ata!

Le ta pyesin Osmanin se ku është e punësuar bashkëshortja e tij që për hirë të korrektësisë nuk do ia përmendim emrin? Por, para se ta pyesin, ne po u tregojmë se bashkëshortja e Bujar Osmanit, merr pagë mujore mbi 100 mijë denarë, që i bie sa katër administratorë që BDI i ka gënjyer mbi 20 vjet.

Gjithashtu le ta pyesin ku është e punësuar motra e tij dhe sa e ka pagën mujore?

Shqiptarët e dinë mirë se në M-NAV, motra e Bujar Osmanit merr pagë mujore mbi 3 mijë euro që është sa gjashtë rroga të një administratori tjetër.

VLEN nuk do të vazhdon më shumë të përmend emra, por paralajmëron se ditëve në vijim do të shpalos në tërësi nepotizimin dhe punësimet e familjarëve të BDI-së gjatë 20 vjetëve të fundit, por kësaj rradhe me emra dhe mbiemra.

Gjithashtu, për shpifjet e bëra do të iniciohet procedurë adekuate nëse nuk kërkohet falje publike nga BDI.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 18:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë