Media dhe gazetarët në mbrojtje të kolegut Naser Selmani

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 19:45

Media dhe gazetarët në mbrojtje të kolegut Naser Selmani

Kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka reaguar ashpër ndaj sulmit mbi makinën e gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar këtë si një akt që cenon lirinë e shprehjes dhe sigurinë e çdo gazetari në Maqedoninë e Veriut.

“Sulmi ndaj gazetarit Naser Selmani është një akt i papranueshëm që cenon jo vetëm lirinë e shprehjes, por edhe sigurinë e çdo gazetari në Maqedoninë e Veriut. Shprehim solidaritet të plotë me kolegun Selmani dhe kërkojmë që organet kompetente të reagojnë menjëherë, të zbardhin rastin dhe autorët të përballen me drejtësinë”, tha Zenku.

Ai paralajmëroi për rritjen shqetësuese të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, duke theksuar se heshtja institucionale do të thotë mbështetje për dhunuesit:

“Nëse institucionet nuk veprojnë me vendosmëri, rrezikojmë të zbresim më poshtë në listat ndërkombëtare për lirinë e mediave. Heshtja është mbështetje për dhunuesit. Solidariteti ynë është arma më e fortë për të mbrojtur profesionin tonë dhe të drejtën e qytetarëve për informim të lirë dhe të paanshëm”.

Kryeredaktori i gazetës Koha, Vedat Memedalija, u shpreh i revoltuar ndaj metodës së përdorur në këtë sulm:

“Çfarë ‘lahperi/a’ duhet me qenë që, si hajnat në terr, me ia shpu gomat veturës së një gazetari! Mbështetje pa rezervë për Naserin. Naseri është asht i fortë, ti thyen dhëmbët! I tillë ka qenë edhe në kohën e Gruevskit si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë!”.

Ndërkaq, gazetari dhe analisti politik Destan Jonuzi e cilësoi aktin si të turpshëm dhe të papranueshëm:

“Është për të ardhur keq që ende sot, dikush mendon se mund të heshtë një gazetar me metoda primitive si shpimi i gomave! Këto janë veprime të turpshme, që meritojnë dënim moral dhe ligjor”.

Jonuzi theksoi se Selmani ka qenë gjithmonë një zë i palëkundur i gazetarisë së lirë dhe se as kërcënimet e tilla nuk do të arrijnë ta ndalin.

Edhe analisti politik Sefer Selimi reagoi duke bërë thirrje për zbardhjen e menjëhershme të rastit:

“Uroj që policia t’i zbardh një orë e më parë autorët e rastit dhe shumë shpresoj që të mos jetë mesazh kërcënimi për të ndalur mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë”. Flaka

73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Shtator, 2025 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?