Sabri Fejzullahu feston 78-vjetorin – legjenda që nuk shuhet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 14:33

Sabri Fejzullahu feston 78-vjetorin – legjenda që nuk shuhet

Sot, legjenda e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu feston 78-vjetorin e lindjes, duke shënuar mbi pesë dekada karrierë të pasur artistike.

I lindur në Podujevë, Sabriu i përket gjeneratës së artë të këngëtarëve shqiptarë, duke arritur të mbetet i dashur për publikun edhe në kohët moderne. Ai ka realizuar mbi 800 këngë, ka fituar 18 “Okarina të Arta” në festivalin “Akordet e Kosovës” dhe ka marrë pjesë në dhjetëra festivale brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime të shumta.

Bashkëpunimet e tij me kompozitorët më të njohur të vendit kanë sjellë hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. Përveç muzikës, Sabriu ka lënë gjurmë edhe në aktrim, duke u shfaqur në filma, seriale dhe komedi televizive.

Me një karrierë të pasur dhe një zë që ka shoqëruar breza të tërë, Sabri Fejzullahu mbetet një nga figurat më të respektuara të artit shqiptar.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Shtator, 2025 14:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.