Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 12:07

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova bën thirrje që nëse zgjidhet për presidente do të respektojë emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, por nuk do ta përdorë.

“Nuk do t’i largojë tabelat para institucioneve dhe konferencave ndërkombëtare ose në takimet dypalëshe. Them për vete. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë personale. Do ta përdorë Maqedonia dhe asnjëherë nuk do të krijojë konfuzion sepse nuk do të ngrit diskutim në mes Republika e Maqedonisë Jugore. Një gjë të tillë nuk ka.

Unë do të them Maqedonia, maqedonas, e Maqedonisë. Republika e Maqedonisë së Veriut le të qëndrojë para meje, megjithatë për mua kjo çështje asnjëherë nuk do të jetë e mbyllur.

Askush nuk do të mund të më thotë se çka të përdorë, kjo është sokratike”, tha Siljanovska.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 12:07