Meshkujt kanë një përbërës të padukshëm i cili i ndihmon femrat për riprodhim, thuhet sipas një studimi të ri. Por ky përbërës i padukshëm ka një efekt anësor jo fort të mirë – pasi përshpejton procesin e plakjes së femrave, thonë studiuesit. Meshkujt madje nuk kanë nevojë as të jenë të pranishëm kur kjo ndodh, pasi vetëm aroma e tyre e lënë është e mjaftueshme.
Ekipi i hulumtuesve, udhëhequr nga shkencëtari nga Universiteti Northwestern në Illinois, zbuloi se meshkujt, përmes ‘përbërësit’ të tyre të padukshëm, ndihmojnë femrat në riprodhim. Por ky përbërës i padukshëm gjithashtu përshpejton procesin e plakjes tek femrat. Hulumtuesit thonë se ky efekt, i vërejtur vetëm në kafshë aktualisht, mund të ndodh edhe tek njerëzit dhe krijesat e tjera.
“Sinjalet mashkullore shtyjnë femrën që të “shkojnë për të” – për të vënë më shumë përpjekje në riprodhim, por pastaj trupi vuan”, tha profesori Ilya Ruvinsky. Hulumtuesit gjetën gjithashtu dy sinjale të prodhuara nga meshkujt që ndikojnë në riprodhimin femëror.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
15 Tetor, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.