A mund të jetë Mickoski udhëheqës edhe i shqiptarëve? Përplasjet me BDI-në thellohen

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 20:32

A mund të jetë Mickoski udhëheqës edhe i shqiptarëve? Përplasjet me BDI-në thellohen

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga një aktivitet partiak ka përjashtuar çdo mundësi që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të bëhet pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve të tetorit. Ai u shpreh se BDI-ja bashkë me LSDM-në do të mbeten në opozitë, duke i akuzuar si “ortakë në krim dhe goditje ndaj Maqedonisë”.

“Një njeri më thotë: po e përgatisni BDI-në t’ju bëhet partner në Qeveri. Përgjigja ime e drejtpërdrejtë është se BDI edhe për një kohë të gjatë do të jetë opozitë, sepse deri tani nuk ka mësuar asnjë leksion. Ata aty u përkasin, me ortakun e tyre koalicionues në krimin dhe goditjet kundër Maqedonisë – LSDM-në. Do të jem shumë i qartë dhe shumë preciz: këto zgjedhje nuk do të jenë dera e Bashkimit Demokratik për Integrim për në Qeveri,” – deklaroi Mickoski.

Nga BDI reaguan ashpër, duke i cilësuar akuzat e kryeministrit si shpifje dhe si përpjekje për të fshehur krizën e legjitimitetit të një qeverie që e quajnë “monoetnike”.

“Deklaratat e sotme të kryeministrit Mickoski nuk janë vetëm shpifje të pastra dhe tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike, por edhe të rrezikshme pasi përbëjnë nxitje për përplasje etnike. BDI gjithmonë ka qenë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk ka asnjë arsye të angazhohet në plane të fshehta ose kaos, siç pretendon Mickoski,” – thuhet në reagimin e partisë.

BDI thekson se kryeministri duhet të japë llogari për politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe shkeljet e Kushtetutës:

“Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, kryeministri duhet të shpjegojë pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën, pse po diskriminon shqiptarët, pse e uli në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin numrin e këshilltarëve, pse po e instrumentalizon KSHZ, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera në shërbim të planeve të tij partiake e monoetnike dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001.”

Partia kujton gjithashtu se bashkëpunimi mes VMRO-së dhe LSDM-së është dëshmuar në Kuvend:

“Se kush është duke bashkëpunuar me LSDM, qytetarët e panë edhe dje, kur VMRO dhe LSDM bashkuan votat për të diskriminuar përfaqësimin e diasporës në komunat tona.”

Sipas BDI-së, zgjedhjet e tetorit do të jenë “referendum i qytetarëve kundër politikës së frikës, manipulimit dhe përçarjes”. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Gusht, 2025 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?