A po e mbush Qeveria buxhetin me gjoba ndaj qytetarëve? Mërgimtarët të bëjnë kujdes!

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 10:41

A po e mbush Qeveria buxhetin me gjoba ndaj qytetarëve? Mërgimtarët të bëjnë kujdes!

Gjatë fundjavës së kaluar (05–06 korrik 2025), policia ka realizuar kontrolle të rregullta rrugore në të gjitha akset rrugore të vendit, me një bilanc rekord ndëshkimesh. Sipas të dhënave zyrtare, janë shqiptuar gjithsej 1.336 gjoba, ndërsa 212 prej tyre ishin për drejtim automjeti pa leje drejtimi, transmeton Flaka.

Ndërkohë, 121 shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa 106 drejtues motorësh janë ndëshkuar për mosvendosje të helmetës mbrojtëse.

Në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacion, gjatë kësaj fundjave janë regjistruar edhe:

  • 168 tejkalime të shpejtësisë së lejuar,
  • 173 raste parkimi të gabuar,
  • 100 drejtues automjetesh pa rrip sigurimi,
  • 39 raste përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,
  • 15 kalime në semafor të kuq,
  • 4 këmbësorë dhe 2 drejtues trotinetësh elektrikë të gjobitur për shkelje të rregullave.

Sipas Ligjit për automjete, 42 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak të mungesës së regjistrimit, ndërsa 1 automjet për defekte teknike.

Policia paralajmëron se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, prandaj, mërgimtarëve që kanë hyrë në vend për pushime verore, të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes në komunikacion, në të kundërtën – do të përballen me masa të ashpra ndëshkuese.

Në rrjete sociale po shtohet pakënaqësia ndaj asaj që shumë qytetarë e quajnë “strategji për të mbushur buxhetin me gjoba”. Flaka

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 10:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?