Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet tani, të jetë pjesë e dialogut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:13

Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet tani, të jetë pjesë e dialogut

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Stuart B. Munsch, në një konferencë për medie, ka theksuar se Aleanca po kërkon që Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment dhe kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut.

Sipas tij, çështja e urës është politike e jo ushtarake dhe se mund të shkaktojë dëm në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

“Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë kohë. Do t’i nënshtrohet dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake. Kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, të ambiente jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparencës”.

“Ashtu siç e kam përmendur më parë KFOR mbanë një komunikim të hapur dhe transparent me organizata e sigurisë në rajon dhe me këtë kuptohen aktivitet të cilat janë dhe nuk kemi ndonjë shqetësim. Kemi disa grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, por kjo është jashtë realizmit të operacioneve dhe natyrisht kjo i përket edhe zbatuesve të ligjit”, ka thënë ai , në konferencën e mbajtur pasi ndërrimit të komandës së KFOR-it./EO

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?