Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 14:48

Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi gjyqtarin suprem Afrim Fidani për kryetar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fidani u zgjodh kryetar me 8 vota pro dhe 5 kundër. Kandidat ishte edhe kryetarja e mëparshme e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila mori vetëm dy vota.

Diskutimi midis anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë zgjedhjeve ishte në drejtim të asaj se ish kryetarja Besa Ademi ka dështuar në punën e saj, ndërsa për gjyqtarin Afrim Fidani theksuan se nuk e konsideronin atë si një gjyqtar të shquar, por se ai kishte një plan veprimi specifik me afate kohore të përcaktuara saktësisht që synonin përmirësimin e situatës.

Fidani është gjyqtar i Gjykatës Supreme që nga viti 2017.

Sipas një biografie të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e gjykatës, pasi përfundoi shkollën e mesme dhe kreu shërbimin ushtarak, në vitin 1985 Fidani u regjistrua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1989 u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Përvoja e punës: Nga viti 1990 deri në vitin 1996, ai punoi në arsim në detyra juridike dhe administrative. Nga viti 1996 deri në vitin 2005, ai punoi në Inspektoratin Shtetëror të Punës të Republikës së Maqedonisë, si inspektor republikan i punës në fushën e marrëdhënieve të punës. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ishte sekretar i Komunës së Vrapçishtës – Vrapçisht. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 ai ishte avokat me seli në Gostivar. Që nga 18 korriku i vitit 2011, ai është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit – Departamenti Penal.

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2025 14:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë