Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Farton Ahmeti njëherit edhe kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, sot përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami për abuzim me pronën intelektuale duke përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”.
“Bilall Kasami nuk u mjaftua me keqpërdorimin e pronës publike të Tetovarëve, por tani ka vënë dorë edhe mbi pronën intelektuale – duke përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”. Ky abuzim i pafytyrë nuk mbulohet dot as me tituj nderi – se të shpallësh Kadarenë “Qytetar Nderi” nuk të jep licencë për vjedhje kulturore, njësoj siç nuk të jep të drejtë për të abuzuar me pasuritë e qytetarëve të Tetovës. Ky është mentalitet uzurpatori, jo i një kryetari të denjë!”, shkruan Ahmeti.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
26 Maj, 2025 23:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.