Ahmeti: Nuk ka marrëveshje me Taravarin

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:19

Ahmeti: Nuk ka marrëveshje me Taravarin

”Marrëveshje nuk ka me Arben Taravarin. Është çështje e tyre, ata vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Nëqoftëse duan të jenë servis dhe shërbëtorë të atyre që nëpërkëmbin të drejtat e shqiptarëve le të rrinë aty ku janë”  kjo ishte përgjigja e liderit të BDI-së Ali Ahmeti ndaj pyetjes së gazetarëve nëse ka një marrëveshje politike me liderin e ASH-së Arben Taravari pas takimit që pati me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Ai shtoi se i ka bë ftesë publike tërë VLEN-it që të braktisin institucionet sepse siç tha Ahmeti ne nuk jemi gomë rezervë që të ikin ata e ti zëvendësojmë ne.

”Do të thotë Bashkim Demokratik për Integrim nuk mund të përdoret si servis në duart e Hristijan Mickoskit apo në duart e çdo kujt që mendon se  shqiptarët ti shndërrojë në vazalë. Nëse dikush është rekrutu dhe nëse dikush është mësu të jetë vazal i dikujt, BDI nuk rrjedh nga ekranet televizive si forcë politike por ka dalë nga një luftë dhe nga një rezistencë për ti barazuar shqiptarët në këtë vend”, theksoi Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha gjithashtu se shqiptarët me pozicionet që kanë në Qeveri janë të degraduar.

”Kësaj Organizate të quajtur VLEN nuk e di në ç’përmasa kanë autoritetin e tyre brenda Qeverisë, ai i respekton kush a bëjnë ndonjë punë për shqiptarët, fare nuk jam në rrjedha sepse këto janë zhvillime të brendshme. Unë mund të flas në atë që shoh, që çështja shqiptare është degradu dhe se opinioni shqiptarë në Maqedoni është që shqiptarët janë në situatën para 2001-it. Këtë nuk nuk dua ta dëgjoj nga shqiptarët sepse kjo është shumë e rrezikshme, është shumë dëshpëruese. Gjërat se si kanë rrjedhur deri më tani, unë shoh atë që shoh unë, shqiparët kanë humbur pozicione tepër të rëndësishme në shtet dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk duhet të krenohen se kanë arritë ti mposhtin shqiptarët institucionalisht sepse çdo mposhtje e shqiptarëve provokon situata të reja në vend. Shqiptarët nuk janë qiraxhinjë në vendin e tyre por jetojnë në vendin e tyre dhe duan të bashkëqeverisin me bashkëqytetarët e tyre maqedonas” tha Ali Ahmeti

Ahmeti më tej shtoi se nuk do të lejojë që të nëpërkëmben të arritutrat e shqipzarëve dhe të përbaltet Marrëveshja e Ohrit

Ky vend nuk është i huaj ështëedhe i yni. Dhe nëse i pengon maqedonët se shqiptarët janë dalëzotës dhe se dalëzotës i vërtetë ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim për 23 vite më mirë me thënë për çerek shekulli përsëri do të jemi dalëzotës dhe nuk lejojmë që të nëpërkëmben të arriturat, nuk lejojmë që të pëbaltet Marrëveshja e Ohrit dhe nuk lejojmë që gjaku i dëshmorëve të shkojë kot. Ai gjak që është derdhur është derdhur për barazi të shqiptarëve në shtetin  e vetë.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:19
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë