Ahmeti pret Ambasadorin çek: Integrimi europian mbetet prioritet

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 21:20

Ahmeti pret Ambasadorin çek: Integrimi europian mbetet prioritet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet politike dhe procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, njofton Flaka

Ahmeti e vlerësoi këtë proces si një prioritet absolut, jo vetëm për BDI-në dhe shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e vendit.

“Integrimi europian nuk duhet të mbetet një kauzë e njëanshme. Duhet të jetë një prioritet i përbashkët i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë,” – u shpreh lideri i BDI-së.

Në këtë kontekst, ai theksoi nevojën për reforma të thella sistemore, që do të garantonin drejtësi dhe barazi për të gjithë, përfshirë:

  • Vetingun e politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve, nën mbikëqyrje ndërkombëtare,
  • Verifikimin e pasurisë dhe pronës së çdo politikani,
  • Hetimin e procesit të privatizimit dhe ndikimit të tij në krijimin e oligarkisë.

“Këto janë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një shtet me drejtësi të paanshme, sundim të ligjit dhe institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo interesave politike,” – deklaroi Ahmeti.

Ai ritheksoi se integrimi europian nuk ka alternativë dhe se është rruga e vetme drejt stabilitetit, zhvillimit dhe barazisë së plotë për të gjithë.

Takimi me ambasadorin Ludva shënon një tjetër hap në përpjekjet e BDI-së për të theksuar angazhimin e saj të palëkundur ndaj rrugës euro-atlantike të vendit dhe nevojës për transformim të thellë institucional. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2025 21:20
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë