Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e IRI: Vlerëson kontributin për demokracinë në vend
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të udhëhequr nga drejtori i zyrës rajonale, z. Paul Prososki, dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e Veriut, znj. Ilina Mangova.
“Sot prita në takim ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të udhëhequr nga drejtori i zyrës rajonale, z. Paul Prososki, dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e Veriut znj. Ilina Mangova”, shkroi Ahmeti në një postim.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me IRI-n dhe vlerësoi lart mbështetjen e dhënë nga kjo organizatë për zhvillimin e demokracisë në vend.
“Para të pranishmëve vlerësova lartë kontributin e IRI-t në zhvillimin e demokracisë në vend, i falenderova për mbështetjen dhe bashkëpunimin permanent me BDI-në, nëpërmjet projekteve të ndryshme”, theksoi Ahmeti.
Lideri i BDI-së shtoi se ky partneritet do të vazhdojë të kultivohet edhe më tej, me fokus në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies.
“Ne vazhdojmë ta kultivojmë këtë partneritet të rëndësishëm dhe me angazhimin tonë në intensifikimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien”, përmbylli ai. Flaka
















