Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për përfaqësim adekuat, 6 muaj pas miratimit

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 23:19

Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për përfaqësim adekuat, 6 muaj pas miratimit

Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit për përfaqësim adekuat, do të bëhen 6 muaj pas miratimit të ligjit në Kuvend. Qeveria do të bëjë një rishikim të të gjitha ligjeve që lidhen me përfaqësimin adekuat. Drafti i ligjit do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për shqyrtim para se të dërgohet në Kuvend, duke hapur rrugën për amendime dhe debat publik mbi efektivitetin dhe politizimin e tij.

ALSAT ka siguruar ekskluzivisht draftin e ligjit shumëpërfolur për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili pritet të hyjë në tryezën e Qeverisë të martën e ardhshme për miratim. Ky ligj, për herë të parë në vend, ngre në nivel ligjor parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komuniteteve në të gjitha nivelet e pushtetit, duke zëvendësuar mekanizmin e Balancuesit, i shfuqizuar vitin e kaluar nga Gjykata Kushtetuese.

Bazuar në amendamentin VI të Kushtetutës, ligji detyron institucionet që të respektojnë dhe avancojnë përfaqësimin adekuat të komuniteteve, duke ruajtur parimet e profesionalizmit, integritetit, transparencës dhe përfshirjes së gjithanshme, pa lejuar diskriminimin e qytetarëve.

Një nga risitë është që deklarimi i përkatësisë etnike mbetet vullnetar, ndërsa për përcaktimin e përkatësisë do të përdoren të dhëna të ndryshme si gjuhë letërnjoftimi dhe dokumente të tjera shtesë. Për punësimet, institucionet do të bazohen në rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë dhe do të mundësojnë trajtim të veçantë për komunitetet që kanë përfaqësim të ulët, pa e konsideruar këtë diskriminim ndaj komuniteteve të tjera.

Zbatimin e ligjit do ta monitorojë një trup qeveritar i përbërë nga zv/kryeministri, ministra, përfaqësues nga agjencia për nëpunësit administrativë, Avokati i Popullit, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe komuniteti akademik. Ndërsa ligji nuk parashikon masa ndëshkuese direkte, Komisioni Anti-Diskriminim do të ketë rol monitorues ndaj këtij trupi.

Ky ligj pritet të sjellë një rregullim më të qartë dhe efektiv të përfaqësimit të komuniteteve në institucione, duke synuar avancimin e drejtësisë dhe barazisë në përbërjen e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 23:19
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë