Alarm: Nesër deri në 43 gradë – Të dielën mot jostabil dhe me shi

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 14:07

Alarm: Nesër deri në 43 gradë – Të dielën mot jostabil dhe me shi

Nesër vendi do të përfshihet nga një valë e fuqishme e të nxehtit, me temperatura që në disa rajone do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

“Të premten do të mbizotërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë dhe stabil. Temperatura maksimale në disa zona të vendit do të arrijë nga 40 deri në 43 gradë Celsius,” – thuhet në njoftimin zyrtar të DPHM-së.

Institucioni paralajmëron qytetarët që të shmangin qëndrimin në diell në orët e pikut dhe të kujdesen për hidratimin, veçanërisht personat e moshuar, fëmijët dhe ata me sëmundje kronike.

Ndryshim i kushteve të motit nga e diela

Nga e diela, parashikohet një ndryshim i ndjeshëm i motit. DPHM bën të ditur se në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë paraformim të kushteve jostabile atmosferike.

“Në orët e pasdites priten reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erëra të forta,” – thekson DPHM.

Në të njëjtën kohë, do të ketë ndryshim të drejtimit të erës në drejtim verior, çka do të sjellë ulje të temperaturave ditore, pas ditëve përvëluese.

Apel për kujdes dhe ndjekje të paralajmërimeve zyrtare. Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 14:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?