Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 09:51 Përditësuar

Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!

Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term është përdorur pesë herë brenda kumtesës dhe nuk mund të llogaritet si gabim teknik, por i qëllimshëm dhe me simbolikën që VLEN-i po flenë në qeveri, shkruan Flaka

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj qëndrimit të grupimit politik FLEN, i cili ka dhënë pëlqimin e tij të heshtur dhe të dëmshëm për projektligjin e ri për lojërat e fatit, një iniciativë që është përgatitur dhe drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe që pritet të miratohet në Qeveri këto ditë për t’u proceduar më tej në Kuvend”, thuhet në kumtesë.

Në një moment tjetër brenda kumtesës, ASH thekson që narrativi i vetëm që FLEN po përgatitet për  të përdorë për të arsyetuar këtë bashkëfajësi është manipulues dhe mashtrues: pretendojnë se ligji i ri do të vendosë distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe objekteve shkollore – një propozim që ka qenë edhe më parë në draftin e vjetër dhe nuk ka prodhuar asnjë rezultat në terren.

Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së, vijon kumtesa me emrin e ri për VLEN-in.

“Është e qartë për çdo qytetar se FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.

Ky është edhe një premtim tjetër i pambajtur nga FLEN ndaj elektoratit shqiptar, të cilin e gënjyen me premtime për “moral politik” dhe “standarde të reja”, por që sot janë shndërruar në garant të interesave të industrisë së bixhozit dhe servilë të politikave destruktive të VMRO-së, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 09:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?