Aleanca për Shqiptarët: Koha për marrëveshje të re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:30

Aleanca për Shqiptarët: Koha për marrëveshje të re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve

“Koha për barazi reale mes shqiptarëve dhe maqedonasve, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik”, tha zëdhënësja e Aleancës për Shqiptarët, Njomza Shaqiri, duke prezantuar prioritetet politike të partisë.

Ajo theksoi se zhvillimi vendor i balancuar, decentralizimi real, mbështetja për rininë dhe bizneset, si dhe mbrojtja e gjuhës, traditës dhe identitetit shqiptar janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet programi politik i Aleancës.

“Aleanca për Shqiptarët riafirmon bindjen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar dhe shtetformues, prandaj ky rol duhet të garantohet dhe të respektohet në çdo institucion dhe nivel vendimmarrjeje”, u shpreh Shaqiri.

Sipas saj, është koha për një marrëveshje të re politike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Kjo marrëveshje duhet të bazohet mbi barazi reale, respekt të ndërsjellë dhe partneritet strategjik. Vetëm kështu mund të ndërtohet një shoqëri e qëndrueshme dhe një shtet modern, europian dhe i barabartë për të gjithë”, tha ajo.

Shaqiri theksoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet forcë politike e qendrës së djathtë, që mbron identitetin shqiptar, gjuhën dhe traditat kombëtare, duke promovuar njëkohësisht lirinë individuale, pronësinë private, ekonominë e tregut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Prioriteti ynë është zhvillimi ekonomik vendor dhe fuqizimi i komunave përmes decentralizimit real. Mbështetja për rininë, familjet dhe bizneset vendore është në qendër të angazhimit tonë politik”, deklaroi ajo.

Shaqiri shtoi se Aleanca do të punojë edhe për përfshirjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje dhe për bashkëpunim më të ngushtë me diasporën shqiptare, të cilën e cilësoi si “një pasuri të çmuar kombëtare dhe ekonomike”.

“Aleanca për Shqiptarët është e vendosur të jetë zëri i barazisë së vërtetë dhe garant i interesit kombëtar shqiptar”, përfundoi Shaqiri.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 13:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë