Ali Ahmeti nga Jabllanica: Historia nuk rishkruhet sipas interesave të ditës!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 20:56

Ali Ahmeti nga Jabllanica: Historia nuk rishkruhet sipas interesave të ditës!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor në fshatin heroik Shqiponjë (ish-Jabllanicë), me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të këtij vendbanimi, simbol i rezistencës shqiptare gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Flaka

Në një fjalim emocional para të pranishmëve, Ahmeti u përkul me respekt ndaj 43 dëshmorëve të rënë për liri në këtë vatër historike të luftës, duke e quajtur Jabllanicën, krahas Gllogjanit dhe Prekazit, një nga “fortesat e lirisë dhe shtyllat kurrizore të UÇK-së”.

“Jabllanica, Gllogjani dhe Prekazi nuk ishin thjesht fshatra – ishin bastione të qëndresës që i treguan botës se populli shqiptar nuk përkulet para padrejtësisë dhe pushtimit,” u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se kujtimi për dëshmorët nuk duhet të mbetet vetëm ceremoni formale, por është një obligim kombëtar dhe politik për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Me tone të ashpra, Ahmeti paralajmëroi se nuk do të lejohet kurrë që historia të rishkruhet sipas interesave politike të përkohshme.

“Kjo tokë u çlirua me gjakun e më të mirëve tanë. Dhe përgjegjësia jonë politike është ta mbrojmë atë gjak me dinjitet, me guxim dhe vendosmëri – në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë e në çdo tryezë ndërkombëtare ku flitet për të ardhmen tonë,” theksoi ai.

Në fund të fjalimit, Ali Ahmeti deklaroi se lavdia e dëshmorëve është e përjetshme dhe se UÇK-ja dhe ideali i saj për liri mbetet i gjallë në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Lavdi dëshmorëve të Jabllanicës! Lavdi UÇK-së! Lavdi kombit shqiptar! – përfundoi Ahmeti mes duartrokitjesh të pranishmëve. Flala Media

302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?