Ambasadorët dhe Ndërkombëtarët urojnë Siljanovskën

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:01

Ambasadorët dhe Ndërkombëtarët urojnë Siljanovskën

Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka uruar presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin synimet e këtij vendi për prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

“Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Urime të gjithë atyre qytetarëve që realizuan dje të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut David Geer në urimin e tij për Gordana Siljanovska-Davkovën tha se ata do të bashkëpunojnë në vazhdimësi për të ardhmen europiane të vendit.

DAVID GEER, EUROAMBASADOR

“Urime Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut. Mezi pres të punoj ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”.

Edhe komisioneri Europian për Zgjerim Oliver Varhely ka uruar Siljanovskën. Ai theksoi se me padurim e pret bashkëpunimin me të me qëllim të zhvillimit të negociatave të anëtarësimit.

OLIVER VARHELY, KOMISIONER EUROPIAN PËR ZGJERIM

“Urime presidentes së re të Maqedonisë së Veriut. Mezi pres të punoj me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova për të përshpejtuar reformat e nevojshme për të çuar përpara procesin e negociatave të anëtarësimit”.F

Për fitoren, Siljanovskën e kanë uruar edhe kryeministri i Republikës së Hungarisë Viktor Orban, presidenti i Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe përfaqësues politik të tjerë nga vendi, rajoni dhe më gjërë.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM-ja 251.541 vota (29,25%). /SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?