Ambasadori britnaik: Nuk do të ndërtohen kampe për emigrantë në Maqedoninë e Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 16:24

Ambasadori britnaik: Nuk do të ndërtohen kampe për emigrantë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadori britnaik në vend, Methju Loson i demantoi informatat se me Marrëveshjen për partneritet strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në vend do të ndërtohen kampe për emigrantë.

“Thelbi i këtij partneriteti strategjik janë investimet, rritja e ekonomisë, puna e përbashkët për dobi të ndërsjelltë dhe partneriteti tashmë i shkëlqyeshëm tregtar. Më vjen mirë që vendi u dakordua se do t’i bashkangjitet misionit të përbashkët në raport me emigrantët, por kjo do t’i referohet forcave policore të cilat do të punojnë së bashku, përballja me bandat kriminale, ndarja më e mirë e informatave zbuluese dhe këtë e bëjmë me disa vende evropiane. Nuk bëhet fjalë për atë se do të pranohen emigrantë nga Britania. Ky është partneritet i gjerë në raport me sigurinë, tregtinë, mbrojtjen, investimet. E di se ka shumë spekulime në meidume për këtë temë, por këtu nuk bëhet fjalë për atë”, nënvizoi Loson në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski me rastin e dakordimit të arritur për marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse në kuadër të partneritetit strategjik të pritet edhe lehtësim i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë. ambasadori britanik theksoi se për momentin presionet nga emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar janë me të vërtetë të mëdha, por kjo është diçka për të cilën mund të biseodjmë në suaza të partneritetit strategjik.

“Do të vazhdojmë të flasim për të gjitha këto çështje, por konsideroj se politikisht për ne për momentin është me të vërtetë vështirë kur bëhet fjalë për emigracionin, dhe mu atje reflektohet edhe regjimi i vizave madje edhe me partnerë mjaft të afërt si Maqedonia e Veriut. Por, ky partneritet strategjik vetëm mund të ndihmojë që të thellohen marrëdhëniet, e më pas do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha ambasadori Loson.

302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 16:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?