Ambasadori Denion Meidani takon deputetin Halil Snopçe

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:11

Ambasadori Denion Meidani takon deputetin Halil Snopçe

Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani ka njoftuar se ka realizuar takim me deputetin e Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Halil Snopçe.

Ambasadori ka bërë të ditur se në takim është biseduar “në interes të forcimit të bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale e më gjerë por dhe për Korridorin VIII si një projekt strategjik që duhet të na afrojë më shumë”.

Ambasadori Meidani ka shprehur vlerësimin më të lartë për deputetin Snopçe.

“Diskutimet tona prekën edhe zhvillimet e fundit politike ku mendimi i një matematikani të mire dhe politikan me përvojë janë përherë të vyera. Diskutuam edhe për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, si një hap konkret për të thelluar dialogun institucional dhe për të ndërtuar ura të reja mes dy parlamenteve. Faleminderit, Halil, për një takim të frytshëm dhe miqësor! Parlamenti është zemra e demokracisë — dhe në rrugëtimin europian, përfshirja, bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësi për të ecur përpara”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Meidanit.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?