Angelov spostohet te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Aliu drejtor në Qendrën për Menaxhim me Krizat
Angelov spostohet te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim – Aliu, drejtor në Qendrën për Menaxhim me Krizat, shkruan Flaka.
Kuadri i VLEN, Muhamed Ali, nga dita e sotme zë postin e drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), duke zëvendësuar Stojançe Angelovin, i cili do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan Flaka.
Në deklaratën e tij të parë pas emërimit, Ali u shpreh i përkushtuar për ndërtimin e një sistemi reagimi të shpejtë, efikas dhe të koordinuar ndaj çdo krize, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe komunikimit të hapur me qytetarët.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell kjo pozitë dhe sfidat që na presin. Do të punoj me përkushtim të plotë për një menaxhim sa më efektiv të krizave,” deklaroi drejtori i sapoemëruar, Muhamed Ali.
Ai shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit të VLEN, Izet Mexhiti, dhe koalicionit për mbështetjen dhe besimin e dhënë, duke vlerësuar përfshirjen e kuadrove të reja në pozita kyçe si një hap pozitiv drejt ndërtimit të institucioneve më funksionale dhe më afër qytetarëve.
“Në këtë detyrë do të udhëhiqem nga përkushtimi, transparenca dhe përgjegjësia – për një menaxhim më të mirë të krizave,” përfundoi Ali. Flaka Media
















