Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dr. Arben Taravari, pati një takim të veçantë me ambasadorin William Walker – njeriun që denoncoi masakrën e Reçakut dhe tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare mbi krimet në Kosovë.
“Sot kisha privilegjin e jetës sime të jem i ftuar në shtëpinë e tij. Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe ambasadori Walker,” u shpreh Taravari pas takimit.
Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani.
Ky takim vjen në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit të Aleancës për Shqiptarët në Samitin Global për të Drejtat e Njeriut në SHBA, ku po trajtohen sfidat e demokracisë, të drejtave civile dhe lirisë së popujve, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Korrik, 2025 11:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.