Arbër Ademi: VMRO dhe VLEN duan të fshijnë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në Polici

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 14:37

Arbër Ademi: VMRO dhe VLEN duan të fshijnë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në Polici

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka denoncuar sot një veprim të rëndë politik që, sipas tij, rrezikon drejtpërdrejt Marrëveshjen e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, trasnmeton Flaka. Në një reagim të ashpër publik, Ademi ka ngritur alarmin për një propozim-ligj që parashikon heqjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen ky që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive në këtë institucion shtetëror.

“Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me ‘Vlen’, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë. Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se ‘kujdesen për shqiptarët’…”, deklaroi Ademi.

Sipas tij, neni që synohet të fshihet, garanton që gjatë punësimit në Polici:

  1. Të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret profesionale dhe kompetencën.
  2. Të respektohet parimi i barazisë gjinore.

Ademi theksoi se ky veprim përfaqëson “sulm institucional, ligjor dhe politik ndaj shqiptarëve dhe Marrëveshjes së Ohrit”, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse ky ndryshim miratohet.

“Skandalet nuk kanë fund! Marrëveshja e Ohrit po shpërbëhet hap pas hapi, ndërsa disa heshtin për interesa politike afatshkurtra,” përfundoi ai. Flaka

269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 14:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
269
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?