Arrestohet 29-vjeçari nga Shkupi për armëmbajtje pa leje dhe dhunë ndaj bashkëshortes

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 16:27

Arrestohet 29-vjeçari nga Shkupi për armëmbajtje pa leje dhe dhunë ndaj bashkëshortes

Njësia për Krim të Dhunshëm e Stacionit Policor Shkup ka ngritur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër A.R., 29 vjeç nga Shkupi, për dy vepra penale: “mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe eksplozivëve” dhe “dëmtime trupore”, transmeton Flaka

Më 8 qershor 2025, rreth orës 20:30, policia arrestoi A.R. në shtëpinë e tij në lagjen Bit Pazar në Shkup, pasi ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare, duke përdorur edhe një mjet të fortë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, me urdhër të Gjykatës Themelore në Shkup, policia gjeti dhe konfiskoi:

  • 1,167 fishekë të ndryshëm
  • një armë automatike kalibri 7.62×39 mm
  • një pistoletë “Zoraki” për sinjalizim drite dhe zëri, e modifikuar në armë zjarri kalibri 7.65 mm
  • një pistoletë gjysmëautomatike “Ranger” kalibri 9 mm
  • një pistoletë pneumatike
  • një granatë dore
  • korniza për armë automatike, çanta për pistoleta, pjesë armësh, thika dhe sende të tjera të dyshimta

Gjykata ka vendosur që A.R. të mbahet në arrest për 30 ditë.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 16:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?