Arrestohet “humanitarja” nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:51

Arrestohet “humanitarja” nga Peja, mashtroi fermerët për subvencione

Një “humanitare” nga Peja është arrestuar për mashtrim ndaj fermerëve, me urdhër të Prokurorisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi.

E arrestuara është Ardiana Begolli, e cila dyshohet se u ka marrë mijëra euro fermerëve me premtimin për mjete bujqësore që nuk arritën kurrë nga Danimarka.

Ajo krijoi një shoqatë fantazmë për të realizuar këtë skemë mashtruese.

Si ra në kurth Ardiana Begolli?

Emisioni “Piranjat” zbuloi këtë skemë mashtrimi, ku Begolli e fshehur pas petkut të humanitares, krijoji skemën e mashtrimit duke u premtuar fermerëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit. Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën. Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të “zhytur” edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë “nuhatën” se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë… gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e “Piranjave”, iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi… djalli fshihet në detaje. Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.

Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ilur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam ti merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.

E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do ti merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë që sipas saj do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë. Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet.

115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
115
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?