Arsovska: Fakte konkrete për ndërtime pa leje dhe mosveprim institucional në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 14:14 Përditësuar

Arsovska: Fakte konkrete për ndërtime pa leje dhe mosveprim institucional në Çair

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka dalë në terren në komunën e Çairit për të shpalosur publikisht rastet konkrete të ndërtimeve pa leje dhe veprimeve të paligjshme që, sipas saj, janë ndaluar nga ana e qytetit, por kanë hasur në heshtje nga ana e institucioneve të tjera kompetente, transmeton Flaka

“Nga sot fillojmë me publikimin e çdo rasti të paligjshmërisë që e kemi zbuluar dhe ndaluar. Do të tregojmë me argumente dhe dokumente gjithçka që kemi bërë, ndërsa të tjerët kanë heshtur,” deklaroi Arsovska.

Sipas saj, në tri vitet e fundit, qyteti ka parandaluar mbi 150 raste të legalizimeve të paligjshme të ndërtimeve ilegale, si dhe ka ndërmarrë veprime konkrete ndaj ndotësve të mëdhenj dhe tentativave për ndërtimin e bazave të asfaltit në zona të banuara.

Në Çair, kryetarja Arsovska denoncoi hapur edhe firmat që sipas saj kanë përfituar përmes tenderëve të dyshimtë dhe lidhjeve partiake, duke paralajmëruar publikimin e dokumenteve zyrtare dhe paraqitjen e kallëzimeve penale ndaj tyre.

“Do të ketë zero tolerancë për keqpërdorimin dhe heshtjen selektive. Qyteti ka vepruar me përgjegjësi, ndërsa të tjerët duhet të japin llogari,” theksoi ajo.

Ky paralajmërim vjen si pjesë e një fushate më të gjerë që, sipas Arsovskës, synon të informojë publikun me fakte të bazuara dhe të dokumentuara, duke hedhur dritë mbi shkeljet ligjore që kanë mbetur pa ndëshkim institucional. Flaka | VIDEO

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2025 14:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?