Arsovska shpërthen ndaj Qeverisë: Mjaft më filozofuat, veproni kundër krimit urban në Çair!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 14:36

Arsovska shpërthen ndaj Qeverisë: Mjaft më filozofuat, veproni kundër krimit urban në Çair!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë, duke i akuzuar për mosveprim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për rastet e ndërtimit të paligjshëm në komunën e Çairit, përcjell Nistori.

Në një deklaratë publike, Arsovska theksoi se institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Brendshme, po vazhdojnë të “filozofojnë”, në vend që të veprojnë konkretisht përballë aktiviteteve kriminale në terren.

Ajo denoncoi se në zonën problematike janë gjetur punëtorë të punësuar drejtpërdrejt nga autorët e ndërtimit të paligjshëm, të cilët paguhen me para në dorë për të mbuluar dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike, përfshirë bulevardin, rrjetin e ujësjellësit, kanalizimet dhe kabllot e tensionit të lartë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të ndalojnë së “filozofuari” dhe të fillojnë punën, ka më shumë se mjaftueshëm prova, informacione dhe argumente që mund t’i ndihmojnë në hetim për të ngritur kallëzime penale si detyrë e tyre zyrtare për të siguruar llogaridhënien e autorëve.”, deklaroi Arsovska, duke shtuar se Qyteti i Shkupit ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka shqiptuar gjobat më të larta të mundshme, ndërsa rasti është raportuar te institucionet kompetente.

Ajo i bëri thirrje Komunës së Çairit dhe Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit që të ndërhyjnë menjëherë për të rrënuar ndërtimet pa leje dhe për të rikthyer zonën në gjendjen e mëparshme.

Në përfundim, kryetarja kërkoi nga Ministria e Brendshme që të identifikojë autorët dhe të nisë procedura penale: “Ka më shumë se mjaft prova dhe argumente për të vepruar. Mjaft më me filozofime – është koha për përgjegjësi dhe veprim.”

E para e Shkupit Danella Arsovska, ditë më parë ishte në terren në rolin e inspektores për të kontrolluar ndërtimet pa leje në Çair. Akuzoi kreun e Komunës Visar Ganiun, dhe këshilltarët e Shkupit nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it se ata janë fajtorë për situatën e krijuar me Higjienën Komunale dhe transportin publik në Shkup. 

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Maj, 2025 14:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?