Arsovska: Skandal urbanistik në Gjorgje Petrov: Ndërtim i paligjshëm në zonë të mbrojtur!
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me miratimin e një Plani Urbanistik Detajuar (PUD) nga Komuna e Gjorgje Petrovit, të cilin ajo e konsideron të paligjshëm. Sipas saj, plani parashikon ndërtimin e tre fabrika kimike dhe 31 ndërtesa të larta banimi me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimore prej 157.000 metra katrorë, në një zonë ku pritet të banojnë mbi 7.000 persona të rinj, transemton Flaka Media
Më shqetësuese, sipas Arsovskës, është se ky ndërtim parashikohet të bëhet në zonën e dytë të mbrojtur të burimeve ujore të Nerezit dhe Lepenecit, nga ku furnizohen me ujë të pijshëm qytetarët e të gjithë Shkupit. Ajo thekson se miratimi i PUD-it është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore dhe paraqet kërcënim direkt për shëndetin publik.
Përveç kësaj, Arsovska denoncoi ekzistencën e një objekti ndërtimor ilegal në këtë zonë, që aktualisht është në funksion dhe ku punojnë rreth 50 persona. Sipas saj, objektit i janë dëmtuar themelet dhe ekziston rrezik i madh për shembje, gjë që paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e punonjësve.
Qyteti i Shkupit ka kryer inspektim në përputhje me kompetencat e tij për të konstatuar nëse objekti është legal, por Arsovska apelon edhe tek Komuna e Gjorgje Petrovit që të dërgojë inspektorë ndërtimorë për të parandaluar një katastrofë të mundshme.
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin urban dhe sigurinë në ndërtim në Shkup, si dhe mbi mbrojtjen e burimeve natyrore jetike për qytetarët.
















