Arsovska thërret ndihmë ndërkombëtare

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 23:38 Përditësuar

Arsovska thërret ndihmë ndërkombëtare

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka shpërthyer me akuza ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe koalicionit VLEN, duke i cilësuar ata si “kriminelë” dhe “shovinistë”. Arsovska shprehet e shqetësuar për, siç thotë ajo, heshtjen e institucioneve ndaj parregullsive dhe krimeve të raportuara në Komunën e Çairit, të cilat pretendohet se janë të dokumentuara me prova.

“Jo vetëm që nuk veprojnë ndaj krimit të dokumentuar në Çair, por vazhdojnë të mbrojnë njëri-tjetrin dhe të kërcënojnë me destabilizim,” shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Arsovska apeloi tek institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, ambasadat dhe organizatat për të drejtat e grave, që të reagojnë ndaj, siç tha ajo, sulmeve mizogjene dhe shoviniste që po i bëhen nga bashkëpunëtorët e Mickoskit.

“Mickoski, në mungesë të përgjigjeve për partnerët e tij të dyshimtë nga Çairi, ka filluar të më sulmojë me fyerje seksiste dhe shoviniste,” thekson Arsovska.

Ajo përmendi se gjatë bashkëpunimit të mëparshëm me Mickoskin, ai çdo ditë “hartonte plane për krim në Qytetin e Shkupit”, ndërsa shfaqej herë si “profesor i ndershëm”, herë si “mafiaz”.

Në fund të deklaratës së saj, Arsovska ngre një pyetje direkte: A do të dalë dikush përballë këtyre kriminelëve dhe shovinistëve? A ekziston faktori ndërkombëtar në këtë vend? A ka OJQ për mbrojtjen e grave nga diskriminimi dhe shovinizmi?”, pyet Arsovska. Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 23:38 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?