ASH: FLEN po legjitimon industrinë e bixhozit me urdhër të VMRO-së

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 09:57

ASH: FLEN po legjitimon industrinë e bixhozit me urdhër të VMRO-së

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me shqetësim dhe indinjatë ndaj mbështetjes së heshtur që grupimi politik FLEN, sipas saj, i ka dhënë projektligjit të ri për lojërat e fatit – një nismë e propozuar dhe drejtuar nga VMRO-DPMNE, reagon Flaka

“Ky projektligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe psikologjike, sidomos për rininë shqiptare,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Sipas Aleancës, e vetmja përpjekje e FLEN për të justifikuar mbështetjen e këtij projektligji është përmes një narrative mashtruese, e cila pretendon se me ligjin e ri do të vendoset distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe shkollave.

“E vërteta është ndryshe. Drafti aktual ka futur një klauzolë të re që shtyn në pafundësi afatin për zbatimin e kësaj distance, duke mos prekur asnjë nga objektet ekzistuese që ndodhen pranë shkollave. Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së,” thekson më tej partia.

Aleanca për Shqiptarët akuzon FLEN për mungesë të plotë të vullnetit politik dhe përfshirje në pazare politike në dëm të interesit të qytetarëve shqiptarë.

“FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Po pranon çdo vendim që i servohet nga VMRO-DPMNE, duke e dëshmuar edhe një herë se është në pushtet vetëm për interesa personale, klienteliste dhe financiare,” deklaron Aleanca.

Duke e konsideruar këtë projektligj si një tjetër premtim të pambajtur nga FLEN, Aleanca paralajmëron se “kursi politik përjashtues dhe i dëmshëm” do të marrë fund në zgjedhjet e tetorit.

“Lojërat e fatit nuk janë zhvillim. Janë kolaps moral, shoqëror dhe ekonomik. Pranimi i këtij ligji është pranim i kolapsit,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Flaka

271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Korrik, 2025 09:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?