ASH: Hartimi i Librave të Historisë për shkollat e mesme dhe fillore fyese dhe Skandaloze për Shqiptarët!

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 11:59

ASH: Hartimi i Librave të Historisë për shkollat e mesme dhe fillore fyese dhe Skandaloze për Shqiptarët!

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatë të thellë ndaj mënyrës joprofesionale dhe diskriminuese me të cilën është përpiluar programi i ri mësimor për lëndën e historisë në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Aleancës, “edhe pse mbështesim nevojën për reformë të kurrikulave, nuk mund të heshtim përballë deformimit kaq flagrant të së vërtetës historike, përjashtimit të ekspertëve shqiptarë dhe përpjekjeve për të zbehur identitetin historik të shqiptarëve në këto troje.”

Aleanca thekson se “në një shtet multietnik, përjashtimi i historianëve shqiptarë nga grupet punuese është skandal institucional dhe ofendim i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë.” Sipas tyre, mungesa e tyre ka sjellë “përmbajtje jo vetëm të pasakta, por edhe thellësisht të rrezikshme për formimin historik të nxënësve.”

Mes shembujve të falsifikimit, Aleanca përmend: “Titulli ‘Ilirët dhe dardanët’ është absurd dhe joshkencor, pasi dardanët janë pjesë e pandashme e trungut ilir.” Gjithashtu, theksojnë se “në mesjetë shqiptarët njiheshin si ‘arbër’ dhe vendi i tyre si ‘Arbëri’, dhe ky fakt nuk mund të fshihet apo deformohet me arrogancë burokratike.”

Aleanca për Shqiptarët vëren se “përmbajtjet që trajtojnë historinë e shqiptarëve janë përgjysmuar apo zhdukur krejtësisht, duke i dhënë përparësi historisë së popujve të tjerë.” Ata paralajmërojnë se kjo përbën “një përpjekje për të relativizuar ekzistencën e shqiptarëve në këto troje.”

Në lidhje me strukturën e programeve, Aleanca thotë se “vuajnë nga mungesa e rendit logjik dhe kronologjik, ndërkohë që ngjarjet historike shqiptare trajtohen fragmentarisht dhe të paqarta, duke rrezikuar deformimin e njohurive historike të brezave të rinj.”

Më tej, ata theksojnë se “qasja që anashkalon historinë e shqiptarëve si popull themelues është diskriminim institucional dhe fyerje ndaj karakterit multietnik të shtetit.”

Aleanca për Shqiptarët kërkon me urgjencë që Ministria e Arsimit të ndalojë miratimin e teksteve që bazohen në këto programe dhe të përfshijë historianët shqiptarë në mënyrë profesionale, në mënyrë që “programet të reflektojnë realitetin historik dhe kulturor të të gjithë qytetarëve.”

Në përfundim, Aleanca për Shqiptarët paralajmëron:

“Nëse historia shkruhet gabim sot – e ardhmja do të ndërtohet mbi gënjeshtra nesër.”, tha Isak Sherifi, Departamenti për Arsim, Aleanca për Shqiptarët. Flaka

69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Korrik, 2025 11:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
69
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?