ASH i përgjigjet VMRO-VLEN: Nëse keni fakte, paraqitini – ndalni propagandën e ulët ndaj Taravarit

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 18:15

ASH i përgjigjet VMRO-VLEN: Nëse keni fakte, paraqitini – ndalni propagandën e ulët ndaj Taravarit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit, duke i quajtur ato shpifje dhe tentativë për njollosje të kryetarit të partisë, Dr. Arben Taravari.

“VMRO-DPMNE, së bashku me ‘eksperimentin VLEN’, tenton të njollosë figurën e kryetarit tonë përmes shpifjeve dhe lojërave të fjalëve,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia thekson se nëse ka ndonjë dyshim apo pretendim, ato duhet të faktohen:

“VMRO-DPMNE dhe satelitët e saj, nëse kanë ndonjë dyshim apo pretendim, le t’i faktojnë ato. Në të kundërt, ato mbeten vetëm një propagandë e ulët për të devijuar vëmendjen nga e vërteta: Dr. Arben Taravari ua ka prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve.”

ASH thekson se të gjitha institucionet janë në kontroll të pushtetit aktual dhe nuk ka asnjë pengesë për të verifikuar faktet:

“Këtë mund ta bëjnë shumë lehtë, pasi të gjitha institucionet shtetërore i kanë nën kontroll dhe kanë qasje të plotë në çdo dokument zyrtar. I ftojmë të zgjohen, nuk janë opozitë, janë pushtet dhe shtet.”

Në reagim shtohet edhe një sfidë e drejtpërdrejtë:

“U bëjmë thirrje që, duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat dhe institucionet që i drejtojnë, të paraqesin qoftë edhe një lidhje të vetme mes investitorit nga Shqipëria dhe Dr. Arben Taravarit. Apo çdo investitor nga Republika e Shqipërisë për ta është i dyshimtë?”

Reagimi përfundon me firmën: Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 18:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?