ASH: Mexhiti u zhduk kur u dogjën pyjet – ministër i bizneseve, jo i mjedisit jetësor

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 08:41

ASH: Mexhiti u zhduk kur u dogjën pyjet – ministër i bizneseve, jo i mjedisit jetësor

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen alarmante të mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti, kur vendi u përball me qindra vatra zjarri që për muaj me radhë rrezikuan hapësirat e gjelbra, vendbanimet dhe jetët e qytetarëve.

Nga kjo parti theksojnë se, përballë kësaj krize, u mobilizua edhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian, ndërsa ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mungoi plotësisht në terren dhe në përgjegjësi.

“Mexhiti nuk u shfaq në asnjë moment për të parë nga afër situatën dramatike, e as nuk ndërmori ndonjë masë konkrete për t’i dalë zot qytetarëve dhe natyrës. Ai zgjodhi të luajë rolin e gjykatësit, prokurorit dhe liderit politik, por jo rolin për të cilin është betuar në Kuvend – atë të ministrit që ka për detyrë mbrojtjen e mjedisit jetësor,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Një tjetër skandal, sipas kësaj partie, është heshtja e ministrit përballë shkatërrimit të malit Kozhuf nga kompania e biznesmenit Gjoko Sterjoski, pronar i rrjetit të kazinove dhe bastoreve “Sportlife”.

“Mexhiti nuk e pa të arsyeshme as të reagojë, e aq më pak të ndërmarrë masa për mbrojtjen e natyrës dhe përgjegjësinë ligjore ndaj kompanive të këtilla. Përkundrazi, ministria që ai udhëheq është bërë makineri për shpërndarjen e lejeve për shfrytëzim të burimeve natyrore, në shërbim të interesave të ngushta të një grupi biznesmenësh dhe jo të qytetarëve,” thekson Aleanca.

Në fund, partia opozitare nënvizon se qytetarët nuk do ta harrojnë neglizhencën e ministrit Mexhiti.

“Aty ku ka interes financiar privat, aty gjendet Izet Mexhiti. Aty ku kërkohet përgjegjësi, sakrificë dhe shërbim ndaj qytetarëve, Mexhiti është i zhdukur. Mjedisi jetësor nuk mund të jetë pronë private e një individi apo grupi të vogël biznesmenësh. Heshtja dhe neglizhenca e tij përballë zjarreve shkatërrimtare dhe krimeve ekologjike në Kozhuf janë dëshmi se ai ka braktisur detyrën për të cilën është votuar dhe betuar,” përfundon kumtesa. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 08:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?