ASH: Mickoski shënon gola – VLEN ende mendon se loja s’ka filluar

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2025 08:03

ASH: Mickoski shënon gola – VLEN ende mendon se loja s’ka filluar

Deklaratat e fundit të zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë përbëjnë një tjetër tentativë për të justifikuar paaftësinë dhe dështimet e qeverisë aktuale në raport me të drejtat e shqiptarëve.

Të thuash se “propozimi ka qenë që në kohën e qeverisë së kaluar”, ndërkohë që sot jeni ju ata që mbani pushtetin ekzekutiv, është jo vetëm shmangie nga përgjegjësia, por edhe një përpjekje për të relativizuar fajin tuaj politik. Kjo çështje nuk është temë për kalkulime politike apo për të ndërtuar skenarë destabilizimi, siç tentoi ta paraqesë z. Fetai, por është një çështje drejtësie dhe barazie për shqiptarët në këtë shtet.

Dje ju akuzonit Arben Taravarin për vonesat, ndërsa sot përpiqeni të fshiheni pas së kaluarës. Por e vërteta është krejt tjetër: Mickoski po shënon gola çdo ditë në portën tuaj, ndërkohë që ju ende mendoni se loja s’ka nisur dhe se jeni jashtë fushe.

Dështimet tuaja të përditshme nuk mund të justifikohen me alibi nga e kaluara. Ju jeni në pushtet sot – dhe ju mbani përgjegjësi për punësimet etnike, për vonesat sistematike dhe për injorimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari u tërhoqën nga kjo qeveri pikërisht për shkak të kësaj qasjeje përbuzëse ndaj shqiptarëve dhe për vonesat e pajustifikueshme në miratimin e ligjeve që u takojnë me të drejtë.

Qytetarët nuk do të mashtrohen më me deklarata boshe. Tani është koha për veprime, për përgjegjësi dhe për ndëshkim të politikave që dëmtojnë shqiptarët në mënyrë sistematike.

Aleanca për Shqiptarët përsërit qëndrimin e saj të qartë se Ligji për Përfaqësim të Drejtë duhet të miratohet fillimisht në Kuvend, si shprehje e sovranitetit të institucioneve ligjvënëse të vendit, dhe vetëm më pas të dërgohet për opinion në Komisionin e Venecias, në mënyrë që të mos zvarritet më tej një proces që lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2025 08:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?