ASH: Nga 19 avancime dhe 23 vende të reja pune, asnjë shqiptarë!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 15:33

ASH: Nga 19 avancime dhe 23 vende të reja pune, asnjë shqiptarë!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit aktual për punësimet e realizuara gjatë 12 muajve të fundit.

“Kryeministri deklaron se janë punësuar 12 mijë njerëz. Po sa prej tyre janë shqiptarë? Më pak se 1 mijë. Të tjerët janë maqedonas. Kjo është gënjeshtra më e madhe që përsëritet çdo muaj: janar, shkurt, mars… dhe sot jemi më 26 qershor”, – deklaroi z. Taravari.

Këto deklarata nuk janë vetëm propagandë e zakonshme qeveritare, por fshijnë realitetin diskriminues që çdo qytetar shqiptar e ndjen në lëkurë: institucionet po mbyllen sistematikisht për shqiptarët, ndërkohë që po betonohen pozitat e një etnie të vetme – maqedonasve.

Faktet flasin vetë. Së fundmi, në Fondin për Sigurim Shëndetësor të RMV-së, së fundmi janë realizuar 19 avancime, prej të cilave: 18 për maqedonas, 1 për turk dhe 0 vende për shqiptarët

Në tri ditët e fundit, Agjencia për Administratë dhe Fondi Pensional dhe Invalidor i RMV-së kanë shpallur konkurse për 23 vende të reja pune, të gjitha në rajonin lindor të vendit, ku nuk jeton asnjë shqiptar.

Kjo nuk është rastësi. Kjo është politikë shtetërore e përjashtimit, e koordinuar mirë dhe me heshtjen e atyre që më parë flisnin në emër të shqiptarëve, por sot janë bërë pjesë e skemës qeveritare të diskriminimit dhe manipulimit.

ASH paralajmëron se nëse kjo qasje e njëanshme nuk ndalet menjëherë, si parti, do të përdorë të gjitha format demokratike për të ndërkombëtarizuar këtë diskriminim strukturor dhe për të kërkuar mekanizma ligjorë dhe kushtetues që garantojnë përfaqësimin real të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Flala Media

68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 15:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?