ASH: Nuk ka urdhër nga Taravari për ndalim të punësimeve në shëndetësi

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 20:56

ASH: Nuk ka urdhër nga Taravari për ndalim të punësimeve në shëndetësi

Aleanca për Shqiptarët e mohon ashpër pretendimin për gjoja dhënien e një urdhri nga  ish-ministri i Shëndetësisë, z. Arben Taravari, se përmes një e-maili ka ndaluar punësimet e personelit mjekësor në çdo institucion shëndetësor me marrjen e detyrës në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo gënjeshtër, e cila ka për qëllim njollosjen e figurës së kryetarit tonë, Arben Taravari, nuk i shërben askujt, e aq më pak opinionit të gjerë publik, i cili ka të drejtë të informohet në mënyrë të drejtë dhe të balancuar.

Janë dy dokumente zyrtare — një nga Ministria e Financave dhe tjetri nga Qeveria — që vërtetojnë se janë këto dy institucione që kanë dhënë urdhër për ndalimin e punësimeve.

Dokumenti i parë, i datës 5 qershor 2024, është lëshuar nga Ministria e Financave dhe kërkon ndalimin e punësimeve për shkak të mungesës së fondeve të parapara në Buxhet.

Dokumenti i dytë është vendimi i miratuar nga Qeveria më 28 qershor 2024, përmes të cilit kërkohet ndalimi i punësimeve në të gjitha institucionet shëndetësore.

Aleanca për Shqiptarët nuk kërkon asgjë tjetër përveç informimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm.

Gjithashtu, si parti shprehim keqardhje për çdo person që i pamundësohet të marrë vendin e punës për të cilin është i kualifikuar, përfshirë edhe personelin shëndetësor pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari Arben Taravari, pavarësisht se nuk janë më pjesë e Qeverisë, do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme për statusin e çdo punonjësi në çdo institucion publik. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2025 20:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?