ASH: Përdorimi i shqiptarëve si dekor elektoral dhe për të krijuar iluzion – turpi i VLEN-it

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 09:33

ASH: Përdorimi i shqiptarëve si dekor elektoral dhe për të krijuar iluzion – turpi i VLEN-it

Ditëve të fundit, jemi dëshmitarë të një sjelljeje të papërgjegjshme nga eksponentë të këtij koalicioni, të cilët publikojnë fotografi me persona të sapopunësuar, duke shkelur rëndë privatësinë, dinjitetin dhe integritetin e tyre. Këto publikime bëhen me një qëllim të qartë: krijimin e një iluzioni për përfaqësim dhe progres, ndërkohë që realiteti është krejtësisht ndryshe – një vazhdimësi e skemës diskriminuese famëkeqe “20 me 0” në favor të maqedonasve dhe në dëm të shqiptarëve.

Në mënyrë të paturpshme, nuk merret aspak parasysh se këta qytetarë janë nëna, gra, motra, prindër, burra apo vëllezër të dikujt. Ekspozimi i tyre publik shpesh paraqitet si kusht për punësim – një praktikë poshtëruese që flet shumë për nivelin e ulët moral të kësaj qeverisjeje. Rastet ku fytyrat në fotografi mjegullohen pas reagimeve të familjarëve janë dëshmi e gjallë e kësaj situate skandaloze.

Roli që përpiqen të marrin përfaqësuesit e VLEN-it – si “mbretër” ndërsa qytetarët si “robër” – dëshmon qartë rënien e thellë të standardeve morale e institucionale në radhët e tyre. Të vetëdijshëm për dështimet e veta, ata përpiqen t’i maskojnë ato përmes propagandës dhe manipulimit të statistikave.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje drejtuesve të këtij grupacioni politik që menjëherë të ndalojnë këtë formë të shantazhit ndaj qytetarëve dhe të heqin dorë nga keqpërdorimi i tyre për qëllime propagandistike.

Në vend që të publikojnë fotografi të inskenuara për të fshehur dështimet, le të përballen me të vërtetën: me partnerët e tyre qeverisës që çdo ditë i nëpërkëmbin shqiptarët, dhe me “padronin” e tyre politik, i cili ka shpërblyer antishqiptarin Petar Bogojeski me poste dhe grada. Le ta pyesin hapur: për çfarë kontributesh u shpërblye përfaqësuesi i partisë ekstremiste “Koncepti Maqedonas”?

Shqiptarëve nuk u shërbehet as duke i trajtuar si “mish për top” për një vend pune, e as me ligje të hartuara nga nacionalistë të njohur si Tanja Karakamisheva-Jovanovska. Këto janë poshtërime, jo politika përfaqësuese.

Qytetarët e kanë kuptuar tashmë këtë lojë të rrezikshme. Përgjigjja do të jetë e qartë dhe e vendosur në zgjedhjet e tetorit – me një votë ndëshkuese ndaj atyre që i përdhosën vlerat, i tradhtuan interesat shqiptare dhe u bënë fasadë e koalicionit më të padrejtë që ka njohur pluralizmi politik në vend, reagoi Aleanca për Shqiptarët

277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Qershor, 2025 09:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
277
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?