ASH: Premtimet po realizohen – filluan testimet për punësimin e specializantëve privatë

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2025 07:43

ASH: Premtimet po realizohen – filluan testimet për punësimin e specializantëve privatë

Falë angazhimit të ministrit tonë të Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka filluar procesi i testimeve të kandidatëve për punësimin e specializantë privatë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një premtimi të dhënë dhe një zgjidhje konkrete për një problem shumëvjeçar, thonë nga ASH.

Për herë të parë në historinë e shtetit, vijon kumtesa, do të punësohen njëkohësisht disa qindra specializantë, çka nënkupton një përforcim të menjëhershëm të kuadrit profesional në shumë fusha të mjekësisë, përcjell Flaka.

“Kjo do t’u japë fund pasigurive mjekëve të rinj dhe do t’i inkurajojë ata të vazhdojnë rrugëtimin profesional në vendin tonë, duke kontribuar në përmirësimin e sistemit publik shëndetësor me dijen dhe përkushtimin e tyre”, thonë nga ASH.

Arben Taravari me Aleancën për Shqiptarët, vijon kumtesa, mbetet e përkushtuar të ndërtojë një sistem shëndetësor më të drejtë, më efikas dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Flaka Media

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2025 07:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?