ASH: Shkupi i rrethuar nga ndikimi Botës Serbe – Anketa tregon: Rinia, viktimë e politikave që e largojnë BE-në

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 13:13

ASH: Shkupi i rrethuar nga ndikimi Botës Serbe – Anketa tregon: Rinia, viktimë e politikave që e largojnë BE-në

Raporti më i fundit i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ngre alarmin për gjendjen e rëndë politike, institucionale dhe gjeopolitike në Maqedoninë e Veriut. Në qendër të vëmendjes është ndikimi malinj i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”, që përpiqet të minojë sovranitetin e shteteve të rajonit përmes një boshti Beograd-Budapest-Moskë-Pekin.

Në dokument përmendet qartë se Serbia dhe Hungaria janë kthyer në kanale të ndikimit rus e kinez, që cenojnë orientimin euroatlantik të vendeve të rajonit;

Po ashtu, Media dhe strukturat e ndërlidhura me këto qendra përdorin dezinformimin masiv për të goditur NATO-n dhe BE-në;

Raporti thekson se arkivat e UDBA-s dhe KOS-it vazhdojnë të mbeten të mbyllura, ndërsa figura me të kaluar problematike kanë ndikim të thellë në politikën e sotme.

Kjo situatë, e cila përkon me paralajmërimet tona të vazhdueshme, është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, veçanërisht të rinisë shqiptare, e cila çdo ditë e më shumë humb besimin te eurointegrimet për shkak të stagnimit institucional dhe manipulimit politik.

Të gjitha këto vërejtje, në një formë apo në një tjetër, u thanë nga lideri Arben Taravari kur u sollë vendimi për braktisjen e qeverisë dhe koalicionit VLEN.

Njëkohësisht, rezultatet e fundit nga anketat e opinionit publik tregojnë një rënie dramatike të besimit të qytetarëve – veçanërisht të rinisë shqiptare – në procesin e integrimit evropian. Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut nuk është seriozisht e përkushtuar ndaj reformave, ndërsa një numër në rritje e shohin ndikimin serbo-rus si pengesën kryesore për të ardhmen euroatlantike të vendit. Këto të dhëna janë një sinjal i qartë se pa ndryshime rrënjësore në qeverisje, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë brezin që më shumë ka besuar në Evropë.

Ne, si Aleanca për Shqiptarët, kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së po sabotohet nga qeverisje klienteliste dhe e kapur, korrupsion i shfrenuar në nivelet më të larta, ligje të miratuara pa transparencë dhe pa konsensus demokratik, si dhe komprometimi i shpresës tek të rinjtë shqiptarë, që sot shohin emigrimin si zgjidhjen e vetme.

Në vend të përqendrimit në simbolika të identitetit, si diskutimi i panevojshëm për “gjuhën moderne”, institucionet duhet të merren me reforma të thella demokratike dhe hapjen e dosjeve të errëta të së kaluarës.

ASH kërkon zbatimin e plotë të rekomandimeve të BE-së për luftën kundër korrupsionit, hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it si kusht për zbardhjen e së kaluarës dhe ndaljen e ndikimeve malinje, forcimin e institucioneve që garanton sundimin e ligjit dhe barazinë për të gjithë qytetarët.

Rruga e integrimit evropian nuk kalon përmes “Botës Serbe”, por përmes rindërtimit të besimit te drejtësia, liria dhe dinjiteti njerëzor, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 13:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?