ASH Tetovë: Ndalohet gazetari Nevrij Ademi – Kasami po shkel mbi lirinë e shprehjes

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:47

ASH Tetovë: Ndalohet gazetari Nevrij Ademi – Kasami po shkel mbi lirinë e shprehjes

Sot në Tetovë ndodhi një akt i rëndë dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike: gazetari i mediumit Tetovasot, Nevrij Ademi, u ndalua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në polici vetëm pse kërkoi informacion publik për një çështje që i përket interesit të qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë e dënoi ashpër këtë veprim, duke e cilësuar si urdhër politik të kryetarit të komunës, Bilall Kasami.
“Kur një gazetar ndalohet vetëm pse kërkon të vërtetën, kur policia mobilizohet jo për të mbrojtur rendin por për të mbrojtur interesat personale të pushtetit lokal, atëherë kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të autokracisë,” theksohet në reagimin e ASH-së Tetovë.

Sipas kësaj dege, Kasami ka degraduar çdo standard demokratik dhe ka shkelur lirinë e shprehjes në qytet.
“Ky veprim është urdhëruar politikisht nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili ka degraduar çdo standard demokratik dhe liri të shprehjes në Tetovë,” thuhet në deklaratë.

ASH Tetovë u bëri thirrje organizatave për të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe trupave diplomatikë në vend që të ndjekin nga afër këtë sjellje të pushtetit lokal.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të mediumit Tetovasot dhe gazetarit Nevrij Ademi dhe çdo zëri të lirë në këtë vend. Tetova nuk do të heshtë përballë frikësimit politik. Liria e shprehjes nuk do të mbytet nga urdhrat e Bilall Kasamit dhe arroganca e pushtetit që veç më i trembet humbjes,” përfundon reagimi.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 17:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?