ASH: VLEN mashtron – përfaqësimi i shqiptarëve në NOMAGAS është vetëm 18.6%, jo 44.4%

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2025 12:02

ASH: VLEN mashtron – përfaqësimi i shqiptarëve në NOMAGAS është vetëm 18.6%, jo 44.4%

Pavarësisht përpjekjeve për të ndërtuar një narrativë të barazisë dhe përfaqësimit, realiteti në institucionet shtetërore që drejtohen nga kuadrot e VLEN-it tregon të kundërtën. Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me një kumtesë të fuqishme, ku denoncon manipulimin me shifra dhe dështimin për të korrigjuar padrejtësitë e trashëguara ndaj shqiptarëve në administratën publike.

“Vetë drejtuesit e VLEN-it krenohen me faktin se në konkursin e fundit publik të Shoqërisë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, janë punësuar 8 shqiptarë nga gjithsej 18 vende pune. Por nëse kësaj i shtohen edhe të dhënat paraprake – nga 84 punësime vetëm 11 shqiptarë – rezultati është 19 shqiptarë nga 102 punësime në total, ose vetëm 18.6% përfaqësim. Kjo nuk përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë ndonjë sukses,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Partia kritikon ashpër pretendimet publike të përfaqësuesve të VLEN-it, të cilët, sipas tyre, “mashtronin me vetëdije duke e paraqitur përfaqësimin si 44.4%, në një tentativë për të fshehur realitetin e mjerueshëm të mosbarazisë strukturore.”

Sipas Aleancës për Shqiptarët, kjo është një provë e qartë që VLEN, edhe aty ku është në krye të institucioneve, nuk ka guximin e nevojshëm politik për të sfiduar strukturat reale të pushtetit, të cilat kontrollohen nga partnerët e tyre qeveritarë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angellov.

“VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por një vegël e bindur në duart e politikave që shqiptarët i shohin si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta,” thuhet më tej në deklaratë.

Aleanca thekson se ky është edhe një nga arsyet kyçe që ka çuar në braktisjen e qeverisë nga ana e tyre, pasi nuk mund të jenë pjesë e një pushteti që “simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon mundësinë për të përmbushur barazinë që iu takon.”

Në fund të deklaratës, Aleanca për Shqiptarët shprehet qartë:

“Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses. Barazi nuk ka kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazia nuk është një shifër false, por një standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi.”

Deklarata vjen në një moment kur çështja e përfaqësimit të drejtë në institucionet publike është rikthyer fuqishëm në debatin politik dhe qytetar në vend. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2025 12:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?