ASH: VMRO-DPMNE dhe VLEN përdorin shpifje dhe lojëra fjalësh për të devijuar vëmendjen

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 12:10

ASH: VMRO-DPMNE dhe VLEN përdorin shpifje dhe lojëra fjalësh për të devijuar vëmendjen

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër tentativat e VMRO-DPMNE-së dhe eksperimentit të tyre, VLEN, për të njollosur figurën e kryetarit dhe liderit, z. Arben Taravari, përmes shpifjeve dhe lojërave të fjalëve që përgatiten te Pallati i Bardhë dhe përkthehen në selinë e VLEN-it.

Bota serbe dhe ju si pjesë e integruar e saj nuk ngritët zërin për Alta Bankën serbe, Telekomin serb apo televizionin serb, por ngreni dyshime të paqena dhe tentoni të njollosni çdo kompani shqiptare, qoftë nga vendi, Kosova apo Shqipëria.

Aleanca për Shqiptarët thekson se nëse ka ndonjë dyshim apo pretendim, ato duhet të faktohen. I themi edhe VLEN-it, ashtu siç i thamë dje VMRO-DPMNE-së: nëse kanë ndonjë dyshim apo pretendim, le t’i faktojnë. Në të kundërt, ato mbeten vetëm një propagandë e ulët për të devijuar vëmendjen nga e vërteta.

ASH nënvizon se të gjitha institucionet janë nën kontroll të pushtetit aktual dhe nuk ka asnjë pengesë për të verifikuar faktet. Të gjitha dokumentet zyrtare janë të qasshme dhe mund të shqyrtohen lehtësisht.“I ftojmë të zgjohen: ata nuk janë opozitë, janë pushtet dhe shtet. Le të veprojnë dhe të faktojnë pretendimet e tyre; në të kundërtën, le të heshtin përgjithmonë, përfundon reagimi nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Gusht, 2025 12:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?