Ata shitën identitetin për kolltuqe lëkure” – Mickoski shpërthen ndaj LSDM-së dhe BDI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 21:00

Ata shitën identitetin për kolltuqe lëkure” – Mickoski shpërthen ndaj LSDM-së dhe BDI-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës se ai ka hequr dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase, duke i cilësuar ato si “shërbëtorë të interesave të huaja” dhe “tradhtarë të nivelit më të lartë”.

“Ndoshta kjo është vetëm në mikroorbitën e tyre si shërbëtorë të interesave të huaja dhe tradhtarë të nivelit më të lartë dhe kjo është treguar dhe dëshmuar edhe në të kaluarën”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se, sipas tij, Qeveria paraprake e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka bërë tjetër veçse “të vjedhë”.

“Ato ishin tradhti kombëtare dhe nënshkrimi i të gjitha atyre dokumenteve që u vendoseshin në tavolinë. Bëhet fjalë për njerëz të shpërlarë kombëtarisht, të cilët përveç karrierës dhe vjedhjes së popullit, e më pas shijimit të asaj që kanë vjedhur nga populli, nuk u mbetet gjë tjetër”, vijoi ai.

Mickoski nënvizoi se Qeveria aktuale e drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj në koalicion po përpiqet të rikuperojë dëmet që, sipas tij, janë shkaktuar nga paraardhësit.

“Ajo që po bën kjo Qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni është pikërisht një përpjekje e fuqishme për të rikuperuar të paktën diçka nga ajo që ata e shitën. Dhe po nxjerrim në dritë gjithçka për të cilën deri më tani, nëse dikush ka pasur ndonjë dilemë, besoj se prej tani nuk do të ketë më”, tha kryeministri.

Ai u zotua se do të vazhdojë të mbrojë “identitetin maqedonas” dhe interesat kombëtare, duke mos lënë vend për “maqedonas modernë që flasin një gjuhë maqedonase moderne”.

“Nuk ka gjë më të shenjtë se kjo: të luftosh për popullin tënd, për qytetarët e tu, për atdheun tënd dhe të rikuperosh atë që ata kuislingë të mëparshëm, për fat të keq, e shitën për të shijuar tapetet e trashë të kuq dhe kolltuqet prej lëkure, duke u pasuruar mbi kurrizin e qytetarëve”, përfundoi Mickoski.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Korrik, 2025 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?